E vërteta e “Dadushit” dhe “Fatushit” të Afrim Muçiqit – Rrëfimi interesant i këngëtarit!

Mediale Vip

E vërteta e “Dadushit” dhe “Fatushit” të Afrim Muçiqit – Rrëfimi interesant i këngëtarit!

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:48
Afrim Muçiqi

Këngëtari Afrim Muçiqi në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka folur rreth karrierës së tij si këngëtar.

Sipas tij, kënga “Fatushi” i ka mbijetuar dhe do t’i mbijetojë kohës derisa të egzistojë njerëzimi.

“Muaji i parë ka qenë ‘Eli eli’ më pas ‘Dadushi’ më një tekst të Ilir Shaqirit.

Pra erdhi ideja kompozitorin e këngës, Afrim Macula dhe Enis Presheva, erdhi ‘Fatushi’ në bashkëpunim me grupin ‘Marigona’, për herë të parë në muzikën tonë kemi qenë ne në atë kohë që e kemi fillu një frymë të re moderne e cila ka pas kritika të shumta në atë kohë sepse ishte e vështirë që të binden njerëzit me atë llojë muzikë mirëpo përgjigjja përfundimtare ndaj kritikëve është përpunimi i këngës vitin e kaluar që ka bërë një ‘boom’ të jashtëzakonshëm dhe kjo këngë i ka mbijetu dhe do të mbijetojë sa të është njerëzimi gjallë sepse nuk ka familje që nuk e ka një fatush apo dadush”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat