Këto ishin fjalët e fundit të Tupac para vdekjes

Mediale Vip

Këto ishin fjalët e fundit të Tupac para vdekjes

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 22:48
Tupac

Hetimet për vrasjen e reperit Tupac, vazhdojnë, teksa tani vetëm një person është vënë në pranga për ngjarjen e bujshme.

Së fundmi, sipas "The Sun”, Greenidge, një anëtar i grupit rap Outlawz, ka zbuluar fjalët e fundit të Tupac. Ai ishte në një makinë pas reperit dhe drejtuesit të shtëpisë diskografike, Suge Knight, në Las Vegas, më 7 shtator 1996 dhe ishte dëshmitar i të shtënave. Greenidge ka treguar se pas të shtënave, ai shkoi menjëherë në anën e pasagjerit dhe u përpoq të ndihmonte Tupac, i cili ishte i mbuluar me gjak.

Greenidge, i cili është thirrur si dëshmitarë në seancën gjyqësore, lidhur me vrasjen e Shakur, ka treguar: “E pyeta nëse ishte mirë. Po përpiqesha të shihja se në çfarë gjendje ishte”.

Ai ka thënë se fjalët e fundit të Tupac ishin: “Shtrihu në tokë, do të të qëllojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat