Madonna nervozon fansat, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Madonna nervozon fansat, kjo është arsyeja

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 08:01
Madonna

Madonna ka nervozuar fansat pasi ka filluar sërish koncertin gjysmë ore me vonesë.

Ajo ishte planifikuar të mbajë koncertin në Royal Arena në Kopenhagë, raporton gazeta daneze BT, transmeton Indeksonline.

Javën e kaluar Madonna gjithashtu doli vonë për skenë në koncertin e mbajtur në Londër dhe Antwerp. Superylli amerikan nuk ka dhënë arsye për vonesën, por sipas mediave belge ajo po vuan nga gjuri.

Madonna filloi turneun evropian të saj javën e kaluar. Ajo do të vizitojë Ziggo Dome në Amsterdam në fillim të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat