Madonna pjesë e historisë: Thyen këtë rekord Guinness

Mediale Vip

Madonna pjesë e historisë: Thyen këtë rekord Guinness

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 19:08
Madonna

Madonna vazhdon të sundojë botën e pop-it, ndërsa Rekordet Botërore Guinness e riçertifikuan atë me një titull të madh. Të mërkurën, gjiganti britanik e quajti edhe një herë yllin e muzikës si “artisten femër më të shitur të të gjitha kohërave”.

Sipas shifrave, Madonna e fitoi titullin pasi shiti më shumë se 400 milionë disqe gjatë karrierës së saj 40-vjeçare.

Mbretëresha e popit e mban rekordin që nga viti 2009 dhe pas saj vijnë Rihanna, Mariah Carey, Taylor Swift dhe Beyoncé.

Në fillim të këtij muaji, ajo filloi turneun e saj “Celebration” prej 78 shfaqjesh, që do të përfundojë në prill të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat