Elai kopjon Capital T në këngën e re “Mu nda”?

Mediale Vip

Elai kopjon Capital T në këngën e re “Mu nda”?

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 19:51
Capital T

Nuk janë të rralla rastet kur videoklipet e artistëve shqiptarë kanë ngjashmëri mes vete.

E një i tillë ka ndodhur edhe së fundmi te projekti i Elai, “Mu nda” me atë të Capital T, “Për ty x Dy zemra”.

Trim Ademi (emri i vërtetë) lansoi këtë video muzikore rreth një vit më parë, gjë që duket ta ketë inspiruar edhe reperin e ri.

Ajo çfarë vlen të ceket është se ka vendosur maskë në fytyrë si dhe disa skena të njëjta me vetura.

Ky projekt i Kapos u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë shikime në YouTube.

I njëjti nuk ka dyshim se është një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në estradën shqiptare.

Elai nga ana tjetër po vazhdon të jetë pjesë e grupit “O.T.R” me në krye, Noizyn. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat