Gani Gërmia dhe Alba Vukaj ‘martohen’ në Big Brother VIP Kosova 2

Mediale Vip

Gani Gërmia dhe Alba Vukaj ‘martohen’ në Big Brother VIP Kosova 2

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:43
Pamje nga video

Po vazhdojnë situatat qesharake mes banorëve në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ata ditën e sotme (e enjte) improvizuan një dasmë, ku është martuar Gani Gërmia me konkurrenten Alba.

Të gjithë banorët ishin mbledhur në oborr të shtëpisë, teksa po e këndonin nusen.

Të njëjtit shkaktuan shumë të qeshura duke improvizuar edhe disa skena të tjera të dasmave shqiptare.

Visar Dërmaku (emri i vërtetë) ka treguar një simpati për bukuroshen nga Shkodra që në fillim të këtij edicioni.

Ata po qëndrojnë në të shumtën e rasteve bashkë e po shkëmbejnë edhe biseda të ndryshme.

Ganiu përndryshe është njëri nga konkurrentët që po merr më së shumti vëmendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat