“Përjetim i rrallë që nuk përshkruhet” – Shkurte Fejza për performancën në Air Albania

Mediale Vip

“Përjetim i rrallë që nuk përshkruhet” – Shkurte Fejza për performancën në Air Albania

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 00:44
Shkurte Fejza

Në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, këngëtarja e njohur e muzikës, Shkurte Fejza ka folur për performancën në ndeshjën e Shqipërisë ndaj Ҫekisë.

Shkurte Fejza në performancën në Air Albania e ka quarjtur si një nga përjetimet më të rralla të cilat nuk mund të përshkruhet.

“Emocion shumë i veçant ka qenë një përjetim shumë i rrallë dhe në fakt unë këtë emocion e gjeta në stadium sepse ishte kombëtarja e cila kishte një lojë shumë të rëndësishme për pozitën e saj.

Pastaj ishin tifozët Kuq e Zi që muj me thënë që ata e rritën këtë këngë edhe dhe kur hina aty veç kisha emocion dhe une kur hina aty ish një përjetim i rallë dhe që nuk përshkruhet”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat