Pavarësisht problemeve shëndetësore, Nita Latifi sjell “Marrëzi” në Festivalin e Këngës në RTK: Ia dola

Mediale Vip

Pavarësisht problemeve shëndetësore, Nita Latifi sjell “Marrëzi” në Festivalin e Këngës në RTK: Ia dola

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 13:49
Nita Latifi

Nita Latifi ka qenë në mesin e këngëtarëve që ka performuar mbrëmë (e enjte) në Festivalin e Këngës në RTK.

Ngjarja, e organizuar te Pallati i Rinisë, ka mbledhur disa nga zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare.

Ajo bëri një interpretim të shkëlqyer të këngës “Marrëzi”, pavarësisht problemeve shëndetësore.

“Është marrëzi mos me e nda me juve këtë video me emocione të tepërta. Po, pata tepër emocione dhe frikë se për shkaqe shëndetësore, ka me më lënë zëri në mes të skenës, por ia dola me e dhanë më të mirën time sonte”, u shpreh ajo.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 shtoi: “Nesër jemi prapë, e unë kam me dhënë maksimumin me qenë më mirë se sot. Dashuri për të gjithë ju që më keni përkrahur”.

Teksti dhe kompozimi i këtij projekti vlen të ceket se është realizuar nga vet artistja.

Në natën e parë pati një performancë surprizë edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat