“Kam nisur një njohje jashtë”, Xhoana largohet nga vila e dashurisë

Mediale Vip

“Kam nisur një njohje jashtë”, Xhoana largohet nga vila e dashurisë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 20:53
XHoana

72 orët e Xhoanës në vilën e dashurisë kanë përfunduar dhe është koha që ajo të marrin një vendim. Në episodin e sotëm të Love Island Albania që po transmetohet si çdo ditë në orën 18:20 në televizionin Klan, një mesazh mbërrin në vilë ku ndër të tjera thuhej:“72 orët në vilë po mbaron, Xhoana duhet të marrësh një vendim.”

Pas mesazhit Xhoana lajmëron se do të largohet nga vila pasi nuk ka asnjë interes për asnjë nga djemtë e Love Island Albania dhe se ka nisur një njohje jashtë.

Ndër të tjera ajo ka shtuar:

“Jam e lumtur që ky rikthim mu dha si mundësi dhe që e kam kaluar me njerëzit që meritojnë më shumë nga unë. Nuk dua të zgjedh asnjë nga djemtë e vilës pasi nuk kam ndjenja për askënd më këtu, kisha ardhur vetëm për një sqarim me Arlindin. Unë kam vazhduar një njohje jashtë dhe nuk mund të vazhdoja pa u sqaruar një herë më Arlindin. Mendoj që ka ardhur koha që unë të iki.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat