Noizy publikon video me gjakosje në fytyrë, shqetësohen fansat

Mediale Vip

Noizy publikon video me gjakosje në fytyrë, shqetësohen fansat

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 21:02
Noizy

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, reperi i njohur nga Shqipëria ka publikuar për fansat një video me përmbajtje mjaft shqetësuese për fansat e tij në Instagram.

Bëhet fjalë për një video, ku në anën e djathtë të kokës së tij shihet një plagë e gjakosur, e cila duket sikur të ishte qëlluar me një pulmb.

“Probleme…por ju duhet të shihni djalin tjetër”, shkroi reperi në mbishkrimin e videos.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Mesa duket kjo plagë është bërë me efektet e makijazhit për ndonjë skenë në klipin e tij të ri, ndonëse në pamje të parë videoja ka shqetësuar fansat duke i bërë të mendojnë se është e vërtetë.

Siç duket, klipi i ri i Noizyt do të ketë skena mjaft të forta dhe të gjakosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat