Vëllai i Kate Middleton bëhet baba për herë të parë

Mediale Vip

Vëllai i Kate Middleton bëhet baba për herë të parë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 14:49
James Middleton

James Middleton u shndërrua nga një xhaxha krenar në një baba të përkushtuar.

Vëllai i Kate Middleton dhe gruaja e tij, Alizee Thevenet, mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

Fotot e marra nga "Daily Mail" treguan prindërit e rinj duke bërë një shëtitje të qetë me një karrocë fëmijësh në fillim të kësaj jave.

Megjithatë, çifti kanë zgjedhur të mbajnë të fshehta për momentin disa informacione, si emrin e foshnjës, gjininë dhe datën e lindjes.

Në korrik, 36-vjeçari njoftoi shtatzëninë e gruas së tij në rrjetin social "Instagram", me një foto me barkun e rrumbullakosur, duke shkruar: "Nuk mund të ishim më të emocionuar… epo Mable mund të jetë", duke iu referuar kafshës së tyre shtëpiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat