Xhuli thotë se po e kopjojnë në BBVK 2: Edhe fjalët po i thonë të njëjta siç i thoja unë

Mediale Vip

Xhuli thotë se po e kopjojnë në BBVK 2: Edhe fjalët po i thonë të njëjta siç i thoja unë

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 13:35
Modelja Juliana Nura

Modelja Juliana Nura vitin e kaluar ishte një nga konkurrentet më të zjarrta të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo njëherësh rezultoi femra më e votuar dhe më e suksesshme në finalen e madhe, ku u reindit e treta pas Stresit i cili u shpall fitues dhe Vedat Bajramit, i cili doli i dyti.

Xhuli e cila tani po shijon eksperiencën e re në ‘Dancing With The Stars’ ka folur në një intervistë për Prive, për edicionin e dytë të BBVK.

“Jo vetëm Santiana, por shumë lojëtarë aty vërehet që na kanë përcjell me vëmendje vitin e kaluar dhe janë duke përdorur lojën që unë e kam bërë vitin e kaluar. Kjo goca që po përmendet Santiana, është e vërtetë që ne e kemi të përbashkët faktin që nuk i pëlqejmë njerëzit që janë personazhe si ky personi që sap oe përmende. I kanë përdorur jo vetëm Santiana, por edhe disa banorë të tjerë disa fjalë të mia si: ‘prit e përcjell’, ‘gatimi’, ‘lavanderia’, e të tjera”, tha ajo.

Megjithatë, Xhuli tha se loja që ka bërë ajo mbetet e saj dhe se një kopjeje tjetër nuk do t’i përshtatej.

“Vërehet që më kanë përcjell me vëmendje vitin e kaluar dhe janë duke i përdprur të njëjtat gjëra. Krejt ua uroj suksesin maksimal vetëm që lojën time lejani Xhulit, përdoreni sa t’mundeni por…si unë që e kam përdor lojën time normal që nuk mundeni t’i përdorni”, tha Juliana.

Bukuroshja Nura përndryshe është duke pasur rezultate të mira në spektaklin e kërcimit DWS, krahas partnerit të saj, balerinit Dion Gjinika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat