Alba shkon e sqarohet me Lumbardhin, pasi në gjumë i pati duart e kapura me Azemin

Mediale Vip

Alba shkon e sqarohet me Lumbardhin, pasi në gjumë i pati duart e kapura me Azemin

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 13:40
Lumbardhi dhe Alba

Debate dhe diskutime të shumta sot kanë nisur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo për shkak se mbrëmë Alba dhe Azemin ishin parë duke i kapur duart njëri-tjetrit derisa flinin.

Pas këtij zhvillimi, Alba ka shkuar tek Lumbardhi për ta sqaruar situatën duke thënë se nuk ka pëlqim për Azemin.

“Unë isha në gjumë kur kemi kapë gishtat, kam qenë flejtë. Unë nuk kam asgjë me të, e kam si shok nuk kam pëlqim për të”, i ka thënë ajo, Lumbardhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat