Angelina Jolie bën thirrje për një armëpushim për konfliktin izraelito-palestinez: Çdo gjë që mund të shpëtojë jetë, duhet të bëhet

Mediale Vip

Angelina Jolie bën thirrje për një armëpushim për konfliktin izraelito-palestinez: Çdo gjë që mund të shpëtojë jetë, duhet të bëhet

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 17:00
Angelina Jolie

Angelina Jolie ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për Gazën dhe Izraelin të shtunën.

Ndërsa fliste për luftën midis Izraelit dhe Hamasit, fituesja e çmimit “Oscar”, 48-vjeçare, zbuloi gjatë javëve të fundit, që është ndjerë e sëmurë dhe e zemëruar me sulmin terrorist në Izrael, I cili shkaktoi vdekjen e kaq shumë civilëve të pafajshëm, shkruan DailyMail.

Në postimin e saj të fundit, të ndarë me më shumë se 14.6 ndjekësit e saj në Instagram, nëna e gjashtë fëmijëve zbulon se ka kaluar kohën e saj duke pyetur veten se çfarë mund të bëjë që të ndihmojë.

“Edhe unë lutem për kthimin e menjëhershëm dhe të sigurt të çdo pengu dhe për familjet që mbajnë dhimbjen e paimagjinueshme të vrasjes të një njeriu të dashur. Mbi të gjitha, fëmijët u vranë dhe shumë fëmijë tani jetimë”, shkruan Jolie.

Ajo vazhdoi: “Ajo që ndodhi në Izrael është një akt terrori. Por kjo nuk mund të justifikojë jetët e pafajshme të humbura në bombardimin e një popullsie civile në Gaza që nuk ka ku të shkojë, nuk ka qasje në ushqim apo ujë, nuk ka mundësi evakuimi, madje as të drejtën themelore të njeriut për të kaluar një kufi, apo për të kërkuar strehim.”

Aktorja ka shtuar. “Për shkak të punës sime me refugjatët për 20 vjet, fokusi im është te njerëzit e zhvendosur nga dhuna në çdo kontekst.”

“Gaza ka një popullsi prej mbi dy milionë njerëz (gjysma e tyre fëmijë), të cilët kanë jetuar nën një bllokadë të ashpër për gati dy dekada, në krye të dekadave të shpërnguljes dhe pashtetësisë”, theksoi ajo.

“Kamionët e paktë të ndihmave që po hyjnë janë një pjesë e asaj që nevojitet (dhe dërgohej çdo ditë përpara konfliktit aktual), dhe bombardimet po shkaktojnë nevoja të reja humanitare të dëshpëruara çdo ditë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat