Kiara poston foto përkrah Luizit: Falënderoj bashkëshortin që nuk më lë vetëm sa herë që ka mundësi

Mediale Vip

Kiara poston foto përkrah Luizit: Falënderoj bashkëshortin që nuk më lë vetëm sa herë që ka mundësi

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 19:42
Kiara dhe Luizi

Çifti i njohur, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy emra që marrin çdo herë vëmendje.

Dyshja po vazhdojnë që shijojnë roamncën që kur u lidhën për herë të parë gjatë rrugëtimit të tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Madje ata janë pothuajse të pandashëm dhe sa herë u vije mundësia ndajnë me fansat në rrjetet sociale momente të ëmbla dhe romantike bashkë.

Edhe gjata ditës së sotme (e diel), Kiara ka postuar një foto ku shihet pranë Luizit, i cili e ka shoqëruar atë në emisionin e saj “DWTS Fan Club”.

Pas përfundimit të emisionit dyshja pozuan bashkë pranë një makine të mbushur me lule teksa Luizi mbante në duar një dhuratë të madhe.

“Kështu mbyllet dhe Fan Club për sot. Faleminderit për dashurinë që na jepni çdo ditë. Na e keni zbukuruar jetën. Faleminderit dhe bashkëshortin që nuk më lë kurrë vetëm sa herë ka mundësi. Të dua shumë”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotos.

Ndërkohë, theksojmë që prej kohësh po qarkullojnë thashetehem se dyshja janë në pritje të fëmijës së parë, por ata ende nuk kanë folur për një gjë të tillë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat