Portreti familjar i fundjavës: Hana, Loredana dhe Mozzik

Mediale Vip

Portreti familjar i fundjavës: Hana, Loredana dhe Mozzik

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 22:25
Hana, Loredana dhe Mozzik

Mes romancës së re të Loredanës dhe atyre që duken si kunja nga Mozzik, marrëdhënia reale e ish-çiftit duket ndryshe nga ajo virtuale: në paqe.

Dy reperët kanë hedhur pas çdo gjë nga e shkuara dhe kanë hapur një faqe të re, atë të bashkëprindërimit. Dhe po e bëjnë shumë mirë.

Mëritë, zënkat dhe moskomunikimet e të kaluarës ia kanë lënë vendin një raporti shumë korrekt dhe një kohe cilësore me Hanën, që asaj mos t'i mungojë prezenca e asnjërit prej prindërve, dhe as një portret i ngrohtë familjar.

Si ky i sotmi. Loredana dhe Mozzik kanë zgjedhur që këtë fundjavë t'ia dedikojnë të voglës së tyre dhe ja ku janë bashkë në makinë, të qeshur dhe të lumtur.

Edhe një herë Hana bëri bashkë Loredanën dhe Mozzik, të cilët kohët e fundit kanë gjetur gjuhën e përbashkët pasi për disa kohë vendosën mos të kishin asnjë komunikim.

Loredana ka nisur prej muajsh një lidhje me futbollistin Karim Adeyemi, kurse Mozzik zbuloi së fundmi se ka 3 vite beqar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat