Disa arsye pse Edona James po pëlqehet kaq shumë nga publiku

Mediale Vip

Disa arsye pse Edona James po pëlqehet kaq shumë nga publiku

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 06:56
Edona James

Edona James, së bashku me Blero dhe Ganiun janë 3 personazhet e preferuar të publikut gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Kosova 2”.

Emri i saj në listën e banorëve më të preferuar, ngjalli polemika mes disa prej konkurrentëve dhe një prej tyre, Meti, u përball me Edonën për t’i thënë se “do ia nxirrte nga qejfi”. Megjithatë, Edona, për pak kohë, është kthyer në një prej personazheve më interesante të edicionit të dytë të “BBVK”, duke rrëmbyer zemrën e publikut.

Edona është e drejtpërdrejtë dhe nuk ka filtra

Edona është e drejtpërdrejtë, nuk ka aspak frikë të thotë mendimet e veta, as nuk stepet. Ajo tregon me sinqeritet të plotë ngjarjet nga jeta e saj, edhe ato të cilat zakonisht personazhet publike dhe as njerëzit e thjeshtë nuk i thonë aq troç. Edona u shpreh se u martua për para dhe jo për dashuri me ish-bashkëshortin e saj, çka shkaktoi të qeshura mes banorëve. Në një tjetër rast, se ka “sugar daddies” që i mbulojnë shpenzimet.

Është gallatë dhe autentike

Edona krijon shumë situata brenda shtëpisë, qoftë me sinqeritetin e saj, me batutat, me debatet që bën. Ajo i merr me sportivitet situatat, qesh dhe kur mundohen ta teprojnë, i rikthen me lezet në vijën e duhur.

Është treguar e ndjeshme

Historia ka treguar se publiku i do shumë personazhet që tregojnë historinë e jetës, dhimbjet, përjetimet, shpresat dhe sukseset. Edona, si transgjinorja e parë shqiptare, i ka kaluar të gjitha, që prej diskriminimit, marrëdhënies të ndërlikuar me të ëmën, jetesën në jetimore, dhunën, raportet romantike të ndërlikuara dhe i ka shprehur publikisht, duke i treguar publikut se brenda një personi të fortë dhe argëtues, qëndron edhe një tjetër anë e saj: Ajo e ndjeshmja, që qan me dënesë sa herë kujton vuajtjet e së shkuarës.

Vendos limitet

Edona mund të jetë argëtuese, bën humor e në shumë raste nuk prish qejf, ama, i jep secilit atë që i takon. Ajo s’u është stepur debateve, as nuk ka frikë të vendosë limitet e saj. Sa herë që banorët e provokojnë, Edona, herë me batuta e herë me seriozitet, ua bën të qartë se deri ku mund të shkojnë. Rasti i fundit është ai mes Metit dhe Lumbardhit, të cilët ishin duke e ngacmuar, kur Edona, urtë e butë u tha: “Do të vijë dita kur do nxjerr shpatat”.

Përfshihet dhe i bën bisedat interesante

Deri më tani, ku është Edona, ka biseda interesante. Ajo përfshihet në biseda të ndryshme, ka marrëdhënie të mirë me banorët dhe kur e mendon të arsyeshme, tregon detaje interesante dhe pikante nga jeta e saj. Kështu, dashur padashur, ua rrëmben vëmendjen të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat