Çfarë ndodhi mes kolegëve? Veleshnja shpërthen ndaj Salsano Rrapit: Të lëpin gjithë kohën, spiun

Mediale Vip

Çfarë ndodhi mes kolegëve? Veleshnja shpërthen ndaj Salsano Rrapit: Të lëpin gjithë kohën, spiun

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 10:57
Rezart Veleshnja dhe Salsano Rrapi

Pas 17 vitesh sukses dhe karrierë në ekranin e Top Channel, aktori i Portokalli Rezart Veleshnja ka ndarë lajmin se do të largohet, për ta parë tashmë në ekranin e MCN.

Mirëpo sipas tij largimi nuk ishte në mënyrën si ai do të dëshironte.

“Çezarit jepi hakun, në të kundërt i bie që nuk jemi artista,”-deklaroi Veleshnja.

Por në të njëjtin emision, Veleshja ka thumbuar Salsano Rrapin nëpërmjet një zhapiku të futur në skenë.

Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës. Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”, shprehet Rezarti duke lënë qartë të kuptohet se bëhet fjalë për Salsano Rrapin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat