Nuk flisnin prej vitesh, motrat Irma dhe Eranda Libohova vijnë me një surprizë, performojnë bashkë në një skenë për shqiptarët

Mediale Vip

Nuk flisnin prej vitesh, motrat Irma dhe Eranda Libohova vijnë me një surprizë, performojnë bashkë në një skenë për shqiptarët

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 06:45
Irma dhe Eranda Libohova

Vetëm pak ditë më parë përmes disa pamjeve nga një darkë familjare motrat Irma dhe Eranda Libohova konfirmuan bashkimin e tyre.

Ribashkimi i tyre pas thuajse 4 vitesh pa folur, ishte një lajm i papritur njëkohësisht edhe i gëzueshëm për gjithë shqiptarët.

Duket se dy motrat kanë vendosur që vitet e humbura krah njëra-tjetrës t’i rikuperojnë shumë shpejt.

Në instagramin e saj, Eranda ka postuar së fundmi një video ku shfaqet pranë motrës së saj, Irmës në një skenë ku duket se po bëjnë prova e në sfond dëgjohet muzikë popullore.

Kështu motrat Libohova na kanë paralajmëruar se së shpejti do të performojnë sërish bashkë në skenë, për gjithë shqiptarët.

Për 5 vite ato i munguan ekranit dhe skenës shqiptare pasi u përfol se ndërprenë raportin për shkak të një mosmarrëveshjeje. Por tashmë motrat Libohova kanë vendosur të lënë pas çdo gjë për t’ia nisur nga e para më të lumtura se kurrë krahë njëra-tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat