“Harroji 10 pikët nga Olta”- Luiz Ejlli i jep përgjigjen epike konkurrentes së DWTS!

Mediale Vip

“Harroji 10 pikët nga Olta”- Luiz Ejlli i jep përgjigjen epike konkurrentes së DWTS!

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 06:46
Luiz Ejlli

Programi i kërcimit “Dancing with the Stars” ka bërë bashkë shumë nga personazhet më të dashur të ekranit të cilët sfidojnë veten në garën e kërcimit për të arritur tek çmimi i madh final.

Së fundmi gjatë provave të konkurrentes Ina Kollçaku dhe balerinit te saj profesionist Eltionit ka qenë i pranishëm këngëtari Luiz Ejlli.

Ai i ka kërkuar Inës të kërcejnë një vals së bashku duke nisur kështu të bëjnë disa prova.

Pas pak çastesh Ina i ka kërkuar që të këndojë këngën e kolonës zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Kështu duke qeshur Luizi i është kthyer Inës, harroji 10 pikët nga Olta..

Pjesë nga biseda:

Luizi : Me të kënduar ty ‘Pa ty ‘

Ina : Po këndoje për publikun ti.

Luizi : Harroji 10 pikët edhe nga Olta, rri urtë.

Ina : I kam harruar me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat