“Nuk e di kush jam, kam humbur identitetin” – Ledi Vokshi flet për diçka që e mundon në jetë

Mediale Vip

“Nuk e di kush jam, kam humbur identitetin” – Ledi Vokshi flet për diçka që e mundon në jetë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 07:47
Ledi Vokshi

Ledi Vokshi ditën e djeshme (e martë) i është rrëfyer banores tjetër të shtëpisë, Shqipe Hysenajt.

Ato kanë bërë një bisedë të sinqertë, gjersa këngëtarja ka folur për diçka qe të mundon në jetë.

E njëjta mes tjerash tha se ka humbur identitetin dhe se ishte një periudhë kur çdo gjë iu kthye në tmerr.

Megjithëse fliste me Shqipen, Vokshi nuk dha ndonjë detaj se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Nuk e di se kush jam më, kam humbur identitetin. Kam qenë në kulmin e jetës time në çdo gjë por atëherë më është kthyer në tmerr në çdo gjë tjetër, në kulmin e profesionit, karrierës, më është kthyer e gjitha në tmerr në anën fizike, mendore, emocionale edhe s’ke çfarë të bësh është pjesë e jetës, por ama që unë të bëhem edhe më e fortë, për burrin tim, fëmijët e mi duhet të krijoj identitetin tim”, u shpreh Ledi.

Artistja vazhdoi: “Pas gjithë këtyre gjërave, ta gjej vetveten. Nuk e di se kush jam më, kam humbur diçka. Por jam kjo që jam. Ky vit ka qenë një mësim i madh për mua. Nganjëherë nuk është gjithmonë vetëm karriera, bizneset. Pas kësaj sfide këtu, pata kohën time që kur të jem jashtë të jem akoma më e fortë”.

Ledi thotë se është e lumtur për eksperiencën në BBVK pasi do i ndihmojë në jetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat