Olta Gixhari zbulon “sekretin” për të kontrolluar situatat jo të këndshme

Mediale Vip

Olta Gixhari zbulon “sekretin” për të kontrolluar situatat jo të këndshme

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:32
Olta Gixhari

Aktorja e njohur Olta Gixhari me pjesëmarrjen në “BBV” bëri për vete një publik të gjerë.

Ndonëse është shumë e angazhuar me udhëtimet në qytete të ndryshme të Shqipërisë ku shfaqet premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” e cila është aktore kryesore e kastit së bashku me Luiz Ejllin, ajo nuk i lën pas as fansat e saj të zjarrtë me të cilët shpesh herë zhvillon biseda virtuale.

Së fundmi Olta ka biseduar me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur se si i mban në kontrollon situata jo të pakëndshme.

“Si ia bën që të jesh kaq e kontrolluar në situata jo të këndshme?”– pyeti fansi, ndërsa aktoja zbuloi se “sekreti” për të kontrolluar nervat  është të numërojë deri në 1000 dhe të motivojë veten që çdo gjë do të kalojë.

“Numëroj deri në 1000. Marr frymë thellë dhe i them vetes se do kalojë çdo gjë”, ka shkruar Olta ndërsa në sfond kishte vendosur foton e saj duke buzëqeshur teksa kishte veshur një fustan të kuq.

Image
Olta Gixhari/Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat