Kida publikon një pjesë të shkurtër të këngës së re “Vaj vaj”

Mediale Vip

Kida publikon një pjesë të shkurtër të këngës së re “Vaj vaj”

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 23:00
Kida

Këngëtarja e mirënjohur, Kida po punon vazhdimisht për projekte të reja.

Pas përmbylljes së një sezone të suksesshme te verës me shumë koncerte e mbrëmje muzikore, artistja tashmë ka zbuluar se ka finalizuar disa këngë të reja.

Në një video të shkurtër që ndau me fansat në rrjetet sociale, autorja e “Uru” ka zbuluar se një këngë e re nga ajo pritet të lansohet shumë shpejt.

Në mbishkrimin e postimit, Kida zbuloi se kënga mban titulli “Vaj vaj” dhe është punuar në studion e “Panda music”.

Teksa publikoi një pjesë të shkurtër të këngës, ajo dukej e veshur me shumë stil me një xhaketë të shkurtër lëkure, xhinse të shkurtra bashkë me një palë çizme të gjata.

Të shumta kanë qenë edhe komentet nga ana e fansave të saj, të cilët me padurim presin projektet e reja.

Ndërkaq, Kida aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Lyrical Son dhe MC Kresha “Fluturu”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat