Kourtney flet për Tristan Thompson dhe s’ka ndonjë mendim të mirë për të

Mediale Vip

Kourtney flet për Tristan Thompson dhe s’ka ndonjë mendim të mirë për të

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:22
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian nuk u step aspak për të treguar ndjesitë e saj karshi ish-partnerit të së motrës, Khloé. Ajo u shpreh se as ajo dhe as e bija, Penelope, nuk ndihen fare rehat pranë tij.

“Më duket sikur e ka marrë nga unë”, tha Kourt, referuar faktit që Penelope s’e pëlqen shumë prezencën e Tristan. “Ia thashë ditën e parë të shkollës (nëse ai mund të vinte bashkë me Khloé) dhe ajo u shqetësua nga ai”, rrëfeu Kourt, 44 vjeç, duke shtuar se nuk mund të shtiret sikur gjërat janë ndryshe.

“Kam momente kur edhe unë shqetësohem dhe s’dua të jem pranë tij dhe ka pasur edhe çaste kur thjesht s’kam reaguar sepse dua harmoni, sepse e ke parasysh, ai është babai i mbesës dhe nipit tim”, referuar fëmijëve të Tristan dhe Khloé, True dhe Tatum.

Sapo mbërriti në shtëpinë e Kourt dhe e përshëndeti, Khloé dhe ajo biseduan rreth kësaj çështjeje dhe Khloé sqaroi se marrëdhënia e saj me Tristan nuk ka lidhje me familjarët dhe nëse Penelope ka këto ndjesi për Tristan, është mëse e drejtë. “Dua që Penelope të dijë se mënyra se si po ndihet është e drejtë”, tha ajo.

Kourt, ndryshe nga Kim, e cila ka një mendim shumë pozitiv për Tristan dhe tha se ai ka qenë një mik shumë i mirë për të, u shpreh hapur ndaj përjetimeve të saj dhe të së bijës, duke marrë mirëkuptimin e Khloé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat