Adriana Matoshi do të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSh

Mediale Vip

Adriana Matoshi do të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSh

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:24
Adriana Matoshi

Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë përsipër një përgjegjësi të re.

Gjatë konferencës së parë për media të festivalit, u zbulua se aktorja nga Kosova do të jetë një ndër prezantueset e Festivalit të Këngës në RTSh.

“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”, tha Matoshi.

Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja.

Kujtojmë se edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSh do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat