Edona James kafshon Metin në Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Edona James kafshon Metin në Big Brother VIP Kosova

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:07
Edona dhe Meti

Transgjinorja Edona James po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Së fundmi, ajo është pyetur nga banorët e shtëpisë se a është duke parë ndonjë ëndërr derisa është duke qëndruar në shtëpinë e BBVK 2.

Dhe përgjigja e saj ka qenë mjaft qesharake, pasi e njëjta ka thënë se zakonisht sheh ëndrra erotike, por një gjë e tillë nuk po ndodh në shtëpi.

Ndërkohë, teksa qëndronte me disa nga banorët në verandë, ajo në një moment ka kafshuar Metin, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.

Përndryshe, nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova këtë të premte do të eliminohet banori i parë nga gjashtë të nominuarit.

Personazhet VIP të nominuar këtë javë janë: Shqipe Hysenaj, Ledi Vokshi, Blerando, Brikenda, Meti Alshiqi dhe Yll iDervishi (Buci). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat