U bë baba përsëri në moshën 83 vjeçare, Al Pacino duhet të paguajë 30 mijë dollarë në muaj për djalin

Mediale Vip

U bë baba përsëri në moshën 83 vjeçare, Al Pacino duhet të paguajë 30 mijë dollarë në muaj për djalin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:37
Al Pacino

Al Pacino është bërë sërish baba në moshën 83 vjeçare nga lidhja e fundit me Noor Alfallah. Roman erdhi në jetë në muajin qershor.

Dy prindërit tani kanë arritur marrëveshje për kujdestarinë e djalit. Noor do të marrë kujdestarinë fizike parësore dhe Al do të ketë të drejtën e shpesht të vizitës.

Të dy prindërit do të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për përcaktimin e pushimeve dhe të dy kanë një rol të barabartë në vendimet e shkollimit dhe në ndjekjen e aktiviteteve jashtëshkollore, shkruan Indeksonline.

Al Pacino duhet të paguaj 110 mijë dollarë fillimisht për djalin, dhe më pas nga 30 mijë dollarë në muaj si mbështetje financiare për të. Ai gjithashtu do të duhet të vendosë 15,000 dollarë në vit në një fond arsimor.

Babai duhet të paguaj poshtu 13,000 dollarë në muaj për një infermiere që do përkujdeset natën për djalin dhe çdo shpenzim tjetër mjekësor jashtë atij që ofron sigurimi mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat