Atalanta dhe Luixhino shkëlqejnë me performancën e tyre, “rrëmbejnë” komentet pozitive nga juria

Mediale Vip

Atalanta dhe Luixhino shkëlqejnë me performancën e tyre, “rrëmbejnë” komentet pozitive nga juria

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 23:09
Pamje nga studio

Si pjesë e skuadrës humbëse “Kalle”, Atalanta dhe Luixhino zhvilluan performancën e tyre ku sërish mbizotëroi alegria në skenën e “Dancing With The Stars”.

Përpos pjesës së koreografisë një detaj i rëndësishëm që tërhoqi po aq vëmendje sa e gjithë kërcimi ishte fustani.

Ilir Shaqiri: Stonove në disa momente me Luixhinon në mënyrën e realizimit të hapave. Duhet të mos punosh me hope në një koreografi.

Oltra Gixhari: Mua mu duk sikur shkëlqyet mjaftueshëm. Atmosfera që solle, përfshirë edhe kostumin edhe këngën më çoi në fëmijërinë time. Kjo është merita juaj në energjinë që më sollët.

Valbona Selimllari i drejtohet Luixhinos: Unë të thash mos e mundoi kaq shumë gocën po jo t’i shtojë kaq shumë gjëra.

Luixhino: Fakti që po shkëlqejmë është falë Atalantës.

Valbona Selimllari: Mund të kuptojnë ngarkesën e javës po sërish i numëron hapat. Po numëroje hapa gjithë kërcimin nuk e shijove të tërin.

Lori Bala: E di që kjo javë ka qenë e ngarkuar, por mendoj që edhe kërcimi në çiftit ka qenë po ashtu primare për ju. Pjesa tjetër ishte po aq e bukur sa vetë fustani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat