E veshur me të verdha, Fifi siguron 31 pikë nga juria me samban në “Dancing With The Stars”

Mediale Vip

E veshur me të verdha, Fifi siguron 31 pikë nga juria me samban në “Dancing With The Stars”

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 23:13
Pamje nga studio

Fifi dhe partneri i saj Graciano arritën ta përfundojnë me sukses samban, edhe pse ishin çifti i parë që performuan, pas humbjes me sfidën e skuadrave.

Ajo mori komente pozitive nga juria.

Olta: Fifi bëri më shumë hapa se çdo herë tjetër.

Valbona: Ke dal vetë nga kafazi, e pash që ishe ndryshe, energjia jote është gjithmonë, unë nuk e kuptova gabimin. Dite ta fshehësh.

Iliri: Ti e ke zakon kur je në gabimet e tua, ke këtë vesin që bën hapa të tepërt që nuk i përkasin koreografisë, por ti samban e shijove.

Fifi arriti të rrëmbente 31 pikë nga juria e “Dancing With The Stars”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat