Më në fund “martohet” Teta Gjyli

Mediale Vip

Më në fund “martohet” Teta Gjyli

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:01
Teta Gjyli

Ka tash e sa javë që ka nisur sezoni i ri i serialit humoristik “Gjyla përsëri në fshat”.

Në episodin e tretë të publikuar këtë të premte, Gjyla më në fund ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe martohet.

Pas rikthimit në fshat, ajo është ritakuar me dashurinë e saj të vjetër – Seladinin, me të cilin pas pak kohësh njohje është martuar.

Në këtë episod, fansat e karakterit Teta Gjyli, mund ta shohin më në fund atë të veshur me vellon e nusërisë, teksa i jep fund beqarisë në një dasmë të madhe në fshat.

Por se si do të vijojë historia e këtij çifti të çuditshëm në vazhdim, kjo mbetet të shihet në episodet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat