E lodhur nga reagimet e ndjekësve, Selena Gomez thotë se po largohet nga Instagrami

Mediale Vip

E lodhur nga reagimet e ndjekësve, Selena Gomez thotë se po largohet nga Instagrami

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:18
Selena Gomez

Mediat sociale mund të jenë shumë mizore ndaj personazheve dhe fytyrave të njohura publike. Është një urrejtje që ka lindur vitet e fundit dhe tashmë duket se ka pak kontroll.

Një nga personat që ka pësuar më shumë, praktikisht nga momenti i hapjes së llogarisë, është artistja Selena Gomez.

Ajo ka pas vetes një turmë fansash, por edhe ‘urrejtësit’ janë shumë të zhurmshëm.

 

Nga ana tjetër, konflikti mes Izraelit dhe Palestinës po rrit ndjeshmërinë e përdoruesve. Dhe Selena ka qenë një nga këngëtaret që ndau shqetësimin dhe dhimbjen e saj për atë që po ndodhte.

“Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt urrejtjeje ndaj çdo grupi, është e tmerrshme. Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët, dhe të ndalojmë dhunën përgjithmonë”, shkroi ajo përmes një postimi.

Image
Postimi

Megjithatë, ajo ishte gjithashtu e vetëdijshme se kjo nuk do t’i ndihmonte askujt, pavarësisht se sa shumë u përpoq.

 

“Më vjen keq nëse fjalët e mia nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme për të gjithë. Thjesht nuk mund të duroj të lëndohen njerëz të pafajshëm. Kjo është ajo që më bën të sëmurë. Do të doja të mund ta ndryshoja botën. Por një postim nuk do të bëjë atë”, shtoi ajo.

Kritikat që ka marrë, duke qenë gruaja me më shumë ndjekës në Instagram ku numëron 430 milionë ndjekës, kanë bërë që ajo të merr një vendim.

“Do të bëj një pushim dhe do të fshij Instagramin tim. Kam mbaruar. Nuk mbështes asnjë nga ato që po ndodhin”, ka shkruar ajo.

Vetëm koha do të tregojë nëse llogaria do të fshihet apo jo, siç ka kërcënuar ajo, pasi llogaria e Gomez është aktualisht ende aktive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat