Deklarata e ftohtë e Soni Malajt për Elvana Gjatën ngre disa pikëpyetje në rrjet

Mediale Vip

Deklarata e ftohtë e Soni Malajt për Elvana Gjatën ngre disa pikëpyetje në rrjet

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 20:55
Soni Malaj, Elvana Gjata

Nëse do ju pyesnin për një epitet për Elvana Gjatën çfarë do thoshit, mendoni për një moment?

Me siguri shumë gjëra përtej "këngëtare"...

Epo, Soni Malaj nuk mund të gjente diçka tjetër për të përshkruar kolegen e saj. Përveç "këngëtare" dhe "aktore".

Ajo ishte sot e ftuar në "Mos i bjer me top" përball Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit ku u vendos në një lojë ku duhet të përshkruante figura të ndryshme. Mes tyre edhe Elvanën.

Pavarësisht insistimit të Ronaldos për të thënë diçka tjetër për Elvanën, Soni tha: "Unë jam shumë kritike edhe për vete, jo më për të tjerët..."

Deklarata e saj e ftohtë ka ngritur disa pikëpyetje, ndonëse mund të mos ketë asgjë pas saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat