Greta Koçi vjen me këngën e re “Mbesa ime”

Mediale Vip

Greta Koçi vjen me këngën e re “Mbesa ime”

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 23:24
Greta Koçi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, ka lansuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

Kënga titullohet “Mbesa ime”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artistja në bashkëpunim me Edlir Begollin, gjersa ky i fundit u kujdes edhe për aranzhmentin.

Image
Greta Koçi

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, Magic Production.

32 vjeçarja ka rrëmbyer vëmendje edhe me paraqitjen e mahnitshme në këtë klip.

Ajo pak më parë njoftoi se është në pritje të ëmbël dhe zbuloi se po pret një djalë.

Koçi ndërkaq nuk e ka zbuluar akoma identitetin e partnerit të saj, i cili po vazhdon të mbetet misterioz për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat