Provat ditore të “DWTS”/ Acarim e tension gjatë diskutimeve! Fifi, Graciano dhe Dion kundër Julianës: Na penalizove ti

Mediale Vip

Provat ditore të “DWTS”/ Acarim e tension gjatë diskutimeve! Fifi, Graciano dhe Dion kundër Julianës: Na penalizove ti

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:48
Juli

Provat ditore të “Dancing With The Stars” nisën me tensione nga Juliana dhe Dion, të cilët nuk lanë pas deklaratat që kanë bërë në shfaqjen e së premtes.

“Grupin mendoj që e penalizoi mungesa e provave” është shprehur konkurrentja, gjë që ka acaruar kolegët e saj, përfshirë balerinin shoqërues.

Dion: Ke theksuar mungesë provash.

Juliana: Jo nuk e kam thënë atë, e ke keqkuptuar.

Dion: S’kemi bërë prova mjaftueshëm.

Juliana: Jo, kjo është fjala e fundit që kam thënë, aty e kam përfunduar. Ndër të tjera kur u pyeta kam thënë tre gjëra që kam pëlqyer dhe tre gjëra që nuk më kanë pëlqyer. U bë një super koreografi, një super show. Po ja që gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duam.

Dion: Çfarë mendove që ty të penalizoi?

Juliana: Karakteri që kishe me Enin, Ronaldo me Enin. Unë e kisha me oraret.

Dion: Çfarë kisha unë me Enin?

Juliana: Unë po flas ti po flet. Ku flet dikush duhet ta respektosh.

Dion: Kur kemi lënë oraret me grupin dhe nuk kanë ardhur të gjithë, koreografia grupit këtu cënohej.

Juliana: Janë këto gjërat e vogla që ndikojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat