“Krenare me ty” – bashkëshortja e befason Besart Zenelin me një dron në Big Brother VIP

Mediale Vip

“Krenare me ty” – bashkëshortja e befason Besart Zenelin me një dron në Big Brother VIP

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 18:09
Besart Zeneli

Tashmë janë lëshuar disa dronë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

E së fundmi një i tillë erdhi për aktorin e njohur shqiptar, Besart Zenelin.

Atij iu bë një befasi nga bashkëshortja e tij, aktorja Valire Haxhijaj Zeneli, ku shkruante: “Krenare me ty shpirt”.

Image
Droni

Të gjithë banorët e tjerë po duartrokisnin, gjersa Besi u shfaq mjaft i emocionuar.

Ai u gëzua jashtëzakonisht shumë për këtë surprizë dhe iu mbushën sytë me lot.

Ata janë të martuar që shumë vite dhe janë një nga çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar.

Image
Banoret

Besi edhe në Big Brother VIP Kosova ka folur shpesh për partneren dhe për marrëdhënien e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat