Lady Gaga thotë se është penduar që i ka shitur shpirtin ‘forcave të errëta’ të Iluminati

Mediale Vip

Lady Gaga thotë se është penduar që i ka shitur shpirtin ‘forcave të errëta’ të Iluminati

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 18:25
Lady Gaga

Në fund të vitit 2017, këngëtarja e famshme Lady Gaga kishte pranuar për herë të parë se është anëtare e shoqërisë sekrete Iluminati për çka tashmë thotë se është penduar.

Lady Gaga shton gjithashtu se vuan prej kohësh nga një sëmundje muskulore e quajtur Fibromialgia, për të cilën beson se vjen ngaqë ka lejuar “forcat e errëta” të hyjnë në trupin e saj, pasi shpirtin e ka shitur te Iluminati – organizata sekrete që adhuron Satanin. Kjo ka ndodhur në fillim të karrierës së saj, në këmbim të famës dhe suksesit.

Gaga bënte rrëfimet e saj në dokumentarin “Gaga: Five Foot Two” portreti i një ylli të trazuar, shkruajnë mediat vendase.

Në film tregohet sesi Gaga është takuar me një prift katolik duke diskutuar eliminimin e forcave të errëta, që ajo ka ftuar në trupin e saj gjatë ritualeve satanike ku ka marrë pjesë.

Ajo tregon sesi u bashkua me grupin e Iluminati duke ofruar atë që ata kërkonin “shpirtin e saj”, në një event të zhvilluar në New York në 2006 pas një performance të saj.

“Sapo dola nga skena, ishte një shfaqje e bukur dhe mora shumë duartrokitje. Po qëndroja jashtë duke pirë cigare dhe mendoja se doja përsëri kokainë, ose më mirë, doja më shumë nga gjithçka, kur erdhi një burrë i moshuar me kostum, dhe më pyeti: ‘Mendoj se ti ke gjithçka që duhet. A e do ti këtë?’, dhe unë e pyeta për çfarë e kishte fjalën. Ai buzëqeshi dhe tha: Gjithçka, suksesin, famën, pushtetin, paratë. A dëshiron gjithçka?”

”Unë fillimisht nuk e kuptoja por pasi u binda që ishte shumë i fuqishëm, u ula në gjunjë dhe e pyeta se kë duhet adhuroj. E pashë në sy dhe i thashë se doja të kisha gjithçka, se do të bëja gjithçka për ta pasur”.

Para se të takohej me këtë burrë Gaga kishte pasur vetëm pak sukses apo famë në publik por pas takimit në barin Mercury Lounge në New York City, Gaga nënshkroi marrëveshjen dhe kuptoi menjëherë se suksesi është diçka e sigurtë.

Ajo më tej pranon se është penduar për kontratën e saj duke thënë se kërkon të ndërgjegjësojë të tjerë të mos bien në tundim.

“Kur të bëhem më e fortë dhe me e gatshme, do të tregoj historinë time në detaje, për të ndërgjegjësuar ata që vuajnë si unë, për të kontribuar të bëj një ndryshim”, shkruan ajo, sipas rrjetit worldnownewses.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat