Princi Harry nuk ftohet në ditëlindjen e mbretit

Mediale Vip

Princi Harry nuk ftohet në ditëlindjen e mbretit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:20
Mbreti Charles dhe princ Harry

Princi Harry nuk ka marrë ftesë për festën e ditëlindjes së 75-të të babait të tij, mbretit Charls, raporton revista People.

Pasi është raportuar se ai e ka refuzuar të marrë pjesë në ditëlindjen e babait të tij, zëdhënësi i princit ka sqaruar se ai nuk ka marrë ftesë.

“Në përgjigje të titujve të mediave të Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka pasur asnjë kontakt lidhur me një ftesë për ditëlindjen e ardhshme të Madhërisë së Tij. Është zhgënjyese që ‘Sunday Times’ e ka raportuar gabim këtë histori”, ka thënë zëdhënësi i princit Harry.

Mosmarrëveshjet në mes të princit Harry dhe familjes së tij janë thelluar që nga publikimi i librit të tij memoar “Spare”.

Edhe në kurorëzimin e mbretit, princi Harry, shkoi pa gruan e tij Megan Markle, e cila kishte qëndruar në shtëpi, në Californi, për ta festuar ditëlindjen e djalit, që ishte po atë ditë.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë princi kishte hipur në aeroplan për t’u kthyer në shtëpi.

Përpara kurorëzimit të mbretit, një mik i ngushtë i kishte thënë revistës “People” se Harry dhe Meghan morën një e-mail për ngjarjen mbretërore nga zyra e mbretit Charles dhe jo nga vetë babai i Harryt. Përmes kësaj u bë e qartë se nuk do të realizohej biseda që donte të bënte princi për “uljen e tensioneve”.

“Ata nuk dëgjuan nga Charles. Harri donte të dëgjonte drejtpërdrejt nga babai i tij, jo nëpërmjet dikujt” kishte thënë një burim i brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat