Mesa duket gjërat mes Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë serioze, ja çfarë thotë burimi pranë tyre

Mediale Vip

Mesa duket gjërat mes Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë serioze, ja çfarë thotë burimi pranë tyre

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:50
Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Gjërat po ecin shpejt për çiftin e ri Gigi Hadid dhe Bradley Cooper – me një burim që thotë për 'Page Six', “Marrëdhënia e tyre është si një steroid”.

Dyshja e bukur u panë së bashku në një darkë më 5 tetor dhe kanë dalë disa herë bashkë që atëherë.

"Po bëhet serioze shumë shpejt," thotë një burim. “Ata janë bashkë çdo ditë.”

Sipas burimit, Cooper tërhiqet jo vetëm nga bukuria e supermodeles, por edhe nga truri i saj.

“Atij i duket Gigi intelektualisht interesante”, thotë burimi.

Cooper u pa duke u takuar me Hadid pasi ajo darkoi me Taylor Swift, Selena Gomez, Brittany Mahomes, Sophie Turner dhe Cara Delevingne.

Modelja, 28 vjeç, dhe aktori, 48 vjeç, u fotografuan duke u larguar bashkë në orën 3 të mëngjesit.

Të mërkurën, ata u panë duke ecur për dore në teatrin Lucille Lortel ndërsa shikonin "Danny and the Deep Blue Sea", shfaqjen e re me Aubrey Plaza dhe Chris Abbott. Muajin e kaluar ata u panë gjithashtu duke u kthyer në Manhattan pas një fundjave larg. 

Burimi thotë se gjërat po shkojnë aq mirë, sa lidhja e tyre mund të ketë një të ardhme.

“Bredley po plaket”, thotë burimi. "Në një moment ai mund të thotë: "Më pëlqen të ngrihem dhe të shoh fytyrën e saj dhe të pi një filxhan kafe me të".

Cooper ishte i martuar me Jennifer Esposito në vitin 2006 për më pak se një vit. Ai ka një vajzë me modelen ruse  Irina Shayk.

Hadid ka një vajzë me ish-partnerin, këngëtarin Zayn Malik.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat