Modelja e OnlyFans ankohet se merr kërcënime dhe ngacmime për shkak të videove erotike që poston

Mediale Vip

Modelja e OnlyFans ankohet se merr kërcënime dhe ngacmime për shkak të videove erotike që poston

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:13
Sarah Blake Cheek

32-vjeçarja Sarah Blake Cheek dhe familja e saj në Florida janë duke u ngacmuar intensivisht për shkak të përmbajtjes erotike që ajo poston në llogarinë e saj OnlyFans.

Gruaja që punon si analiste sportive për ESPN është shfaqur edhe më parë në kopertinën e revistës Playboy.

Megjithatë, që kur hapi profilin e saj në OnlyFans, raporton se është ngacmuar shumë herë, si nga fqinjët, trajnerët, madje edhe nga zjarrfikësit siç thotë ajo.

Megjithatë, ajo nuk është vetëm viktimë, por edhe e gjithë familja e saj, si dhe djali i saj 10-vjeçar. Për shembull, kur Sarah Blake Cheek shoqëroi fëmijën e saj në një lojë hokej në shkollë, një burrë nga tribuna i bërtiti asaj, ndërsa bëri një koment të vrazhdë për trupin e saj.

“Si nënë në atë kohë u ktheva dhe thashë ‘nuk mund të jesh serioz tani?’ dhe më pas, gjithçka filloi”, tha gruaja për Post. Mirëpo askush nuk e mbështeti, përkundrazi disa meshkuj të tjerë që ndodheshin aty në atë moment filluan ta shanin duke e quajtur “s**t”.

Pak ditë më vonë, bordi i organizatës përjashtoi djalin e tyre nga ekipi, duke i konsideruar ata përgjegjës për “përplasjen”. Asnjë prind tjetër nuk është dënuar me të njëjtin dënim.

“Ata duhet të mbrojnë këdo, çdo prind apo çdo grua që sulmohet. Por në vend të kësaj, ata zgjedhin të ndëshkojnë viktimën dhe t’i thonë fëmijës tim dhe neve se nuk do të mund ta vizitojmë më kurrë atë shesh patinazhi”, shpjegoi Sarah Chick.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo ndalohet për shkak të profilit të saj në OnlyFans. Për dy vitet e fundit, asaj i është ndaluar të marrë pjesë në evente me vajzën e saj 11-vjeçare pasi një prind ekspozoi “sekretin” e saj në komunitet.

Menjëherë pas kësaj, dy djemtë e saj u tërhoqën nga liga e tyre e futbollit pa arsye dhe një nga djemtë e saj u përjashtua nga shkolla pasi prindërit shprehën shqetësimet se karriera e saj në OnlyFans do të shkaktonte reagime negative në komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat