Ledri Vula rikthehet me projekt të ri, lanson “Paranormal”

Mediale Vip

Ledri Vula rikthehet me projekt të ri, lanson “Paranormal”

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:48
Ledri

Teksa ka qenë kryefjalë në media rozë javëve të fundit për jetën e tij private, reperi Ledri Vula ka shfrytëzuar këtë kohë për të punuar për projekte të reja.

Artisti ka finalizuar këngën e re “Paranormal”, të cilën e shoqëri edhe me një videoklip unik të punuar nga produksioni “Supercut Studio”.

Projekti erdhi me regji nga Besian Durmishi dhe Adea Kelmendi, ndërkohë producent është Big Bang.

Kënga e plotë tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi u përfol se Ledri është ndarë nga partnerja e tij Sara Hoxha.

Megjithatë, dyshja që janë prindër të një vajze ende nuk janë prononcuar publikisht në lidhje me këto raportime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat