Banorët respektojnë thirrjen e ezanit, Lumbardhi: Kur këndon hoxha është zëri më i mirë që ekziston

Mediale Vip

Banorët respektojnë thirrjen e ezanit, Lumbardhi: Kur këndon hoxha është zëri më i mirë që ekziston

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 15:40
Lumbardhi

Pas disa debateve mbrëmjen e kaluar (e martë), banorët e Big Brother VIP Kosova ditën e sotme e kanë kaluar në oborrin e shtëpisë duke u relaksuar.

E ndërsa po qëndronin nën rrezet e diellit ata kanë respektuar edhe thirrjen e ezanit.

Madje Lumbardhi u shpreh se kur dëgjon thirrjen e ezanit nga hoxha ndjen një qetësi.

“Kur këndon hoxha është zëri më i mirë që ekziston, qetësia më e mirë”, është shprehur ai.

Ndryshe, kujtojmë që këtë javë janë të nominuar shtatë banorë, njëri prej tyre pritet që të eliminohet përfundimisht nga shtëpia e famshme këtë të premte (8 nëntor).

Konkurrentja e parë që u largua nga BBVK është Brikenda Karricaj, ndërsa kishte edhe një hyrje te re, artisti afrikano-zviceran Domenik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat