Edona James bëhet për infuzion brenda shtëpisë së BBVK

Mediale Vip

Edona James bëhet për infuzion brenda shtëpisë së BBVK

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:23
Edona James

Banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James, këto ditë nuk është ndjerë mirë me shëndet.

Ajo u ka treguar banorëve të tjerë se nga gjendja viroze e rënduar, është detyruar që të marrë infuzion brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Madje, e njëjta është shprehur se në këtë formë i ka mbushur bateritë, duke marrë vitamina.

“A mundem edhe sot me marrë?”, ka qenë kërkesa e Edonës për vëllain e madh, duket qenë se nuk e ka marrë ende totalisht veten.

Ajo përndryshe në spektaklin e kaluar rezultoi si një ndër tre banorët më të preferuar të publikut, nga një votim i cili ishte hapur gjatë javës.

Këtë javë janë gjithsej shtatë persona të nominuar: Meti Alshiqi, Ledi Vokshi, Monika Salihu, Ylli Dërvishi, Gani Gërmia, Linda Halimi dhe Santiana Maloku – ku njëri prej tyre do të largohet të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat