Mozzik publikon këngën e re të quajtur “Zani”

Mediale Vip

Mozzik publikon këngën e re të quajtur “Zani”

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:49
Mozzik

Reperi shumë i dashur shqiptar, Mozzik, para ca dite lajmëroi fansat e tij në Instagram se do të vijë me një këngë të rë.

Artisti nga Ferizaj sapo publikoi sot (e enjte) projektin e tij më të ri, me titull “Zani”.

Mozzik edhe këtë herë mahnit fansat e tij me paraqitjen në klip, gjithashtu edhe me tekstin e veçantë të këngës.

Ai mori shumë kompimente nga fansat në llogarinë ë tij në Instagram, duke treguar që kënga u mirëprit nga të gjithë.

Këngëtari kohëve të fundit mori shumë vëmendje, si për nga ana profesionale, por edhe nga jeta private.

Duke filluar nga rasti kur ndodhi një grabitje në shtëpinë e tij, e deri te momenti që fansat ia thërrasin emrin Mozzikut, në një ndeshje të të dashurit të ri të Loredanës Karim Adeyemi.

Përveç të gjithave, Mozzik nuk është ndalur së krijuari hite të njëpasnjëshme, si ai i fundit me Dafina Zeqirin “Drama Pahiri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat