Mozzik reagon pas aludimeve se i dedikoi këngë Loredanës dhe sqaron raportin me të

Mediale Vip

Mozzik reagon pas aludimeve se i dedikoi këngë Loredanës dhe sqaron raportin me të

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:58
Mozzik/ Loredana

Edhe pse kanë dy vite të ndarë dhe kanë vijuar jetën e tyre, fansat ende vijojnë të lidhin këngët e Mozzik dhe Loredanës me njëri-tjetrin.

Thënë kjo, reperi ka publikuar së fundmi një këngë me titull “Zani”, fabula e të cilës lidhet me një ndarje, ku mes të tjerash përmendet edhe distanca.

“Zani mu ka shter. Emrin e ke të bukur, por s’po mundem prej gojës me nxjerr”-thuhet në refren.

E sigurisht, në rrjet ka nisur menjëherë të aludohet se ky tekst është dedikim për Loredanën. Gjë që është mohuar nga Mozzik i cili duket se ka dashur tu japë fund një herë e mirë zërave të tilla.

Përmes një statusi në Instagram ai shkruan se është artist dhe shkruan e do shkruajë çdo herë për dashurinë. Por, nënvizon se këngët e tij nuk janë dedikime për Loredanën.

Më tej, ai sqaron edhe raportin me të duke thënë se kanë marrëdhënie të mirë dhe secili është i lumtur me jetën që ka.

Jo çdo këngë i dedikohet lidhjes sime të mëparshme. Nëna e vajzës sime është prej kohësh e lirë, dhe unë po ashtu. Të dy jemi mirë me njëri-tjetrin dhe jemi të lumtur me jetën që kemi.”-sjkruan Mozzik mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat