I dedikoi disa vargje në këngë, Sara “thumbon” Ledrin?

Mediale Vip

I dedikoi disa vargje në këngë, Sara “thumbon” Ledrin?

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 06:26
Sara- Ledri

Këngëtari kosovar, Ledri Vula, së fundi ka publikuar këngën e tij më të re “Paranormal”, në rreshtat e së cilës aludohet se disa rreshta i dedikohen edhe për Sara Hoxhën.

Në videoklipin e këngës, në një moment artisti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.

Teksa postoi në rrjetin social “Instagram”, një foto e veshur me të zeza, ajo ka “thumbuar” hapur Ledrin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.

“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithëse ishte menaxheri i këngëtarit që tregoi se Ledri dhe Sara janë ndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat