“Duke fituar dikënd humb veten tënde” - Nga premtimi që i ka bërë vetes tek pika e saj e dobët, Egli Tako rrëfen mes lotësh

Mediale Vip

“Duke fituar dikënd humb veten tënde” - Nga premtimi që i ka bërë vetes tek pika e saj e dobët, Egli Tako rrëfen mes lotësh

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 10:44
Egli Tako dhe Olsi Bylyku

Këngëtarja Egli Tako prej kohësh është në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të ndarjes nga ish-partneri i saj, aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Një gotë rose”, ku ka folur rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Ndryshe nga herët e tjera gjatë intervistës Egli ka treguar më shumë për familjen e saj dhe shoqërinë.

E teksa u pyet nga moderatorja Rozana Radi se kush është premtimi i fundit që ajo i ka bërë vetes, mes lotësh këngëtarja zbuloi se i ka premtuar vetes që nuk do të vendosë më asnjë njeri përpara vetes së saj dhe se do t’i përkushtohet vetes, premtim që ajo ka arritur ta mbajë.

“Premtimi i fundit që unë i kam bërë vetes ka qenë një premtim të cilin edhe e kam mbajtur. Ka qenë që do ti përkushtohem vetes time dhe nuk do të vë më askënd para vetes time. Kur vjen pun ate fami;ja është një gjë rejt tjetër. I kam premtuar vetes time që jemi unë dhe ti dhe do të kujdesem për ty.”- tha Egli.

Këngëtarja tregoi që gjyshi është pika e saj e dobët, pasi ai është përsoni që e ka rritur kur prindërit kanë qenë në punë.

“Gjyshi është pika ime e dobët sepse ai më ka rritur. Unë jam rritur vetëm me gjyshin dhe jo nga gjyshja. Gjyshi ka jetuar me ne. Mami dhe babi ishin në punë dhe ne ishim të vogla. Gjyshi ka qenë shembulli im në jetë. Nëse kam një idhull, imazh për të ndjekur ka qenë ai. Kam marrë shumë pak nga ai, nëse do kisha arritur të merrja pak nga ai do isha shumë me fat.

Nuk do arrija kurr të merrja gjë nga ai, pasi ai është njeriu më i lartë që unë kam njohur në jetën time.”– u shpreh Egli.

Kohët e fundit ajo ka ndryshuar shumë në pamje pasi iu ka përkushtuar shumë përkujdesit ndaj formanve të saj trupore. Gjatë intervistës Tako tregoi se kishte humbur vetene  saj duke u përpjekur që të fitojë dikënd tjetër.

“Historikisht kam qenë shumë e dobët. Pata një 2 vjeçarë që kisha një fryrje dhe një shtim të madh oreksi dhe unë isha në një tjetër fazë të jetës sime që nuk është gabim… E dëgjoj shumë herë tek vajzat që kur ti bie rehat nuk merresh shumë me veten se nuk je më në kërkim të asnjë vëmendje rrethanore. I ke sytë vetëm dikund dhe duke fituar, e din që është me ty edhe duke fituar dikënd humb veten tënde. Duhet gjithmonë që të jesh tërheqëse për veten tënde dhe pastaj për partnerin që e pëlqen, gjysmën tënde.”- tha këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat