Irma dhe Eranda Libohova ngjiten në skenë bashkë për herë të parë bashkë pas disa vitesh

Mediale Vip

Irma dhe Eranda Libohova ngjiten në skenë bashkë për herë të parë bashkë pas disa vitesh

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:16
Irma dhe Eranda Libohova

Prej disa javësh, nën moderimin e Eneda Tarifës ka nisur “Këngë Moj”. 11 yje të këngës shqiptare do të jenë pjesë e këtij edicioni të ri të spektaklit ku secili prej artistëve vjen me repertorin e tij më të mirë, superhite të karrierës së tij, por edhe këngë të cilat do të donte t’i kishte në repertorin e tij dhe që i sjell për herë të parë.

Irma Libohova ka qenë mbrëmjen e djeshme protagoniste e “Këngë Moj” ku ka rikthyer këngët me të spikatura nga repertori i saj. Të ftuar special ishin Rati, Gili dhe motra e saj Eranda. Pas mëse 5 vitesh dy motrat u ringjitën sërish në skenë duke sjellë disa duete bashkë.

Pas vitesh heshtje, motrat ikonë të muzikës shqiptare më në fund u shfaqën krah njëra-tjetrës, para pak javëve, kur postuan një video në rrjetet sociale nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe familjarëve të tjerë.

Zërat për hatërmbetje mes motrave nisën pasi ato nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe fotoja e tyre bashkë datonte në vitin 2018. Kur Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” në vitin 2021  dhe vendosi ta festojë me miqtë e saj në një festë të organizuar u vu re mungesa e Irmës. E njëjta gjë ndodhi edhe kur festoi ditëlindjen e 53-të dhe Irma nuk u duk gjëkundi.

Por, tani ato kanë lënë gjithçka pas dhe kanë hapur një faqe të re. Se çfarë solli krisjen në raportin e motrave mbetet ende mister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat