Pse rrjeti është i bindur se Ledri Vula dhe Mozzik kanë një përplasje përmes këngëve

Mediale Vip

Pse rrjeti është i bindur se Ledri Vula dhe Mozzik kanë një përplasje përmes këngëve

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:31
Ledri/ Mozzik

Nuk jemi gati për një dramë tjetër.

Ledri Vula publikoi këngën e tij të re me titull “Paranormal” dhe përveç referencave për Sarën dhe Dafinën (KLIKO), fansat kanë gjetur disa vargje që duken si kundërpërgjigje ndaj Mozzik.

Kundërpërgjigje për çfarë?

Në këngën me Dafinën “Drama Pahiri”, Mozzik thotë: “O bitch, kurgjo s’ka ndodh k’tu pahiri, edhe nana jote e don Dafina Zeqirin…” dhe “Ex-at tona, jon rrit me kang tona, bile plot n’shpinë tonë kanë bo miliona”.

Asokohe u aludua se këto vargje ishin për Loredanën, Dj Geek dhe Ledrin. Tani ky I fundit në këngën e tij të re jo vetëm përmend Loredanën, “I like Lori Hoxha and Loredana…”, por thotë edhe: “Qa je tu fol a je nveti? Prit veq pak ta ndreqi! Nonës teme une, a nonës tane Ledri”.

Vetë reperët nuk kanë reaguar lidhur me aludimet. Kujtojmë se ata sollën një bashkëpunim bashkë në verë, "Boom boom". Ledri vijon ta ndjekë Mozzik në Instagram, ndryshe nga ky i fundit i cili ndjek vetëm 6 persona, nga të cilët vetëm Dafina Zeqirin personazh të showbizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat