A është gati ta zgjojë dashurinë? Përgjigjet Egli Tako

Mediale Vip

A është gati ta zgjojë dashurinë? Përgjigjet Egli Tako

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:39
Egli Tako/ Olsi Bylyku

Në jetën e Egli Takos ka gjithmonë vend për dashuri. E ftuar në “Një gotë Rose”, ajo u pyet nga Rozana Radi nëse është e gatshme të zgjojë dashurinë, duke u shprehur se nuk e ka vënë kurrë në gjumë.

"Patjetër që po. Unë nuk e kam vënë asnjëherë dashurinë në gjumë. Unë nuk jetoj dot pa dashuri. Se në çfarë aspekti e marrin njerëzit nuk e di. Unë flas në çdo aspekt.”

Duke mos e përmendur ndarjen nga Olsi Bylyku, ajo iu referua indirekt duke lënë të kuptohet se prindërit e saj nuk kanë qenë dakord.

“Ndonjëherë prindërit janë më racional dhe presin të falësh apo tolerosh gjëra sepse ashtu janë rritur, ashtu janë mësuar. E kanë pak të vështirë adoptimin me kohën tonë kur themi se “Nuk vë më njeri para vetes sime. Ata janë mësuar të sakrifikojnë çdo gjë dhe të ishin të gatshëm të jetonin në një familje të shkatërruar vetëm për një fasadë. Prindërit e mi janë goxha të rinj në mentalitet por ngelen një brez tjetër. Dhe motra është e vetmja nga familja që më kupton fare mirë kur bëhet fjalë për shumë gjëra, për shumë zgjedhje, vendime, ndjesi që përjetoj.”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat