Domeniku mohon t’i ketë shkruar Lindës para se të hynte në BBVK, ajo thotë se e ngatërroi me dikë tjetër

Mediale Vip

Domeniku mohon t’i ketë shkruar Lindës para se të hynte në BBVK, ajo thotë se e ngatërroi me dikë tjetër

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:19
Linda Halimi

Këngëtarja Linda Halimi ka qenë shumë e përfolur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi në spektakël u shfaq një klip, i cili shfaqte dinamikat që ajo ka shkaktuar gjatë javës, duke diskutuar me banorët e tjerë.

Linda në një moment iu ka thënë banorëve të tjerë javën e kaluar se banori i ri, afrikano-zvicerani Domenik, i ka shkruar në privat para se të hynte në BBVK.

Mirëpo në mbrëmjen e së premtes kur u pyet nga moderatorët, Demeniku mohoi t’i ketë shkruar Lindës madje u shpreh që as nuk e ka njohur më përpara.

Edhe vet këngëtarja Vitia e pranoi fajin duke tërhequr fjalën e saj dhe duke thënë se e ka ngatërruar atë me një tjetër person.

Linda përndryshe ka marrë kritika të mëdha në publik të premten, pasi në klip u shfaqën momente kur ajo imitonte Monikën dhe Ledin, si nëna që “vajtojnë” për fëmijët e tyre jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat